Monika Lubonja ishte e ftuar së fundmi në programin “N’zoom”.
Edhe këtë herë ajo iu rikthye eksperiencës së saj në “Big Brother Vip”, por kësaj rradhe me deklarata më të forta.
Ajo u shpreh se aty brenda të gjithë kanë aktruar, përfshirë edhe ajo vetë.
“Atje ishte një lojë, ata këtë nuk kuptonin, Monika në fund fare ishte një aktore dhe po luaja një përsonazh timin. Ne ishim të gjithë personazhe aty, secili nga ne do luante, të gjithë ishim aktorë”.
Monika sqaroi një herë e mirë edhe marrëdhënien me ish-banoren tjetër, Arjola Demirin, me të cilën tha se është takuar dhe nuk ka një krisje.
“Unë me Arjolën i kam shumë të mira marrëdhëniet. Ajo më ka përkrakur shumë në “BBV”. Unë e respektoja për atë pjesë. Flas me Arjolën”, ka përfunduar aktorja.