Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila po përgatit një projekt të ri muzikor, ka reaguar për pjesëmarrjen e Monika Lubonjës si opinioniste në Përputhen Prime.
Në fotografinë që ka publikuar në Instagram, Beatrix Ramosaj, e cila gëzon raport të ngushtë me aktoren, i ka komentuar “o yll”.
Të gjithë ndjekësve i ka bërë përshtypje fakti që Beatrix ka komentuar në një fotografi që Monika e ka realizuar pranë Bora Zemanit.
Historia Bora-Donald-Beatrix ka qenë ndër më të përfolurat në Big Brother VIP, ndërsa vijon të ketë ende vëmendjen e publikut shqiptar, edhe pas mbylljes së programit.
Ende nuk dihen arsyet e ndarjes së tij me Beatrix dhe nëse po bën përpjekje të pajtohet sërish me Bora Zemanin. Ajo që dihet me siguri është dashuria e madhe që publiku ka për këtë dyshe të showbizit.