Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” ishte rradha e Dea Mishel për t’u vënë përballë kutisë së Pandorës.
Lajmi i mirë për Dean ishte se do të mund të takonte gjyshen, e cila e priste në oborr, ndërsa lajmi i keq ishte se ajo duhet të vendoste për takimin e një prej banorëve të tjerë me të afërmin e tyre.
Së bashku me gjyshen e Deas, në oborr gjendeshin edhe dy të afërm të tjerë, të Keisit dhe Armaldos, për të cilët do vendoste Dea se kush prej tyre do të mund t’i takonte.
Përpos situatës emocionuese që u krijua në atë moment, nuk kaloi pa u vënë re edhe një lëvizje e dyshimtë e Deas dhe gjyshes së saj.
Kjo e fundit i kishte sjellë një letër, të cilën ja dha dorazi e më pas Dea e fshehu tek tavolina e ushqimeve që gjendej në oborr.
Në lidhje me këtë ndodhi e cila ka bërë mjaft bujë në rrjet në një kohë kaq të shkurtër, bëri që familjarët e Dea Mishel të reagojnë menjëherë.
Teksa postuan një foto në rrjetin social të blogeres, familjarët hodhën poshtë aludimet se i kané dhënë letër Deas, duke shtuar se ishte vetëm një fasoletë.