Dallimi qëndron te mënyra sesi e bën. Dy shitës mund të lexojnë të gjitha manualet (libra udhëzues) mbi shitjen dhe mund të mësojnë të gjitha aftësitë e të shprehurit që gjenden në këto manuale, por prapëseprapë njëri do të shesë më shumë se tjetri.
Të dy shitësit flasin të njëjat fjalë, por këto fjalë shprehin mesazhe krejtësisht të ndryshme. Prandaj, shpesh herë, mënyra se si thuhet diçka është aq e rëndësishme sa çfarë thuhet.
Vini re për shembull, mënyrat e ndryshme që fjalia “Michelle (lexo: Mishel) u kap duke vjedhur te shefi i saj”, mund të interpretohet në varësi se në cilën pjesë të fjalisë bëhet theksimi.