Thënë mdryshe, një person që ka paragjykime, mundohet që të japë përgjigjen e “drejtë” dhe kjo gjë i kërkon më shumë kohë sesa thjesht të japë një përgjigje të ndershme.
Gjithashtu, një element tjetër që duhet të merret parasysh është ritmi, domethënë sa shpejt pjesa tjetër e fjalisë vazhdon përgjigjen pasi ka thënë fjalën e parë?
Në deklarimet e sinqerta një jo ose po ndiqet nga një shpjegim i shpejtë. Nga ana tjetër, nëse personi është duke gënjyer, fjalët mund t’i vijnë më avash, sepse thotë shpejt jo ose po, por pastaj i duhet kohë që të mendojë një shpjegim.