Vëre në provë për të parë nesë ai ndërron shpejt temën e diskutimit, sepse nëse ai është akuzuar për diçka të urrejtshme dhe është vërtetë i pafajshëm, ai do të preket nga akuzat dhe do të këmbëngulë që tema të diskutohet më tutje në këtë moment ose në një datë të caktuar në të ardhmen.
Prandaj, kujtohu se personi që ndihet fajtor dëshiron që tema e diskutimit të ndërrohet, kurse ai që është i pafajshëm dëshiron gjithmonë që të shkëmbesh me të informacione të mëtejshme mbi temën.
Nëse një person akuzohet për diçka të rëndë dhe ai nuk zemërohet apo ofendohet për faktin se nderi i tij po vihet në pikëpyetje, kjo është një shenjë mjaft e besueshme se e ke kapur në befasi.