Prandaj, kur dëgjon “nuk dua të lëndoj ndjenjat e tua, por”, mund të jesh i sigurt se ai person nuk e ka problem se po lëndon ndjenjat e tua.
Gjithashtu, një taktikë tjetër inteligjente për të mashtruar, në mënyrë të zhdrejtë, vjen nga mohimi. Për shembull, një agjent aktorësh përpiqet të bindë drejtorin e agjensisë se aktorëve, që të marrë në rol John Jones (lexo: Xhon Xhouns), në vend të Sam (lexo: Sem) Smith.
Agjenti ia përmend rastesisht drejtorit se muajin e kaluar Sam ka qenë te Betty Ford Clinic (lexo: Beti Ford Klinik), por ka dëgjuar se ka qenë thjeshtë për të vizituaur një shok. Kur dëgjon këtë hisotori drejtori i pyet veten nëse Sam ka problem me alkolin ose me drogën.