Meqenëse ekzemplarët e ndryshëm të një edicioni mund të ndryshojnë nga njëri-tjetri në disa drejtime, bibliografi shqyrton sa më shumë syresh të jetë e mundur me qëllim që të krijojë një përfytyrim-ide të ekzemplarit ideal të edicionit që hulumton.
Objekt është edhe për këtë punim burimi bibliografik, pra libri, por, në këtë rast ai i vjetër, si manifestim i një vepre në të cilën bazohet përshkrimi bibliografik.
Këto manifestime janë paraqitur në përshkrime bibliografike më vete, pra janë trajtuar si entitete të veçanta sipas kërkesave të FRBR (Functional Requirements for Bibliographic Records / Kërkesat funksionale për regjistrimet bibliografike).