Shpresohet që kjo bibliografi, si libër i librave shqip, të zerë vendin e vet në universin e mjeteve të kërkimit të informacionit bibliografik dhe të provojë vlerën si instrument efektiv dhe i besueshëm për përdoruesit e vet, studiues a bibliotekarë qofshin, në mënyrë që, sadopak, të meritohet mirënjohja e tyre.
Në punën time për hartimin e kësaj bibliografie kam patur ndihmën dhe kontributin institucional të Bibliotekës Kombëtare, në kuptimin konkret edhe të mjaft specialistëve të saj.
Ata nuk kursyen kohën as dijet e tyre dhe, ndonëse nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasaktësi ose të meta të mundshme të punimit, më qenë të vlefshëm me bashkëpunimin e tyre, ndaj u jam shumë mirënjohës.