Hartimi i një kuadri që siguron qasje gjithëpërfshirëse dhe koherente për zhvillimin e politikës së punësimit të rinisë; përcaktimi i objektivave, pikësynimeve dhe rezultateve, si dhe i përgjegjësive përkatëse të institucioneve drejtuese.
Caktimi i kostove, afatit kohor, mekanizmit të koordinimit dhe i planit për monitorim e vlerësim. Para miratimit, u rishikua edhe një herë politika për punësimin e të rinjve, për të marrë në konsideratë ndikimin e krizës ekonomike botërore mbi tregun e punës në Shqipëri.
Plani i Aksionit për Punësimin e të Rinjve përbëhet nga tri pjesë. Në pjesën e parë shqyrtohet gjendja e tregut të punës së të rinjve në Shqipëri.