Gishtat, duart, krahët dhe këmbët tona, dhe lëvizjet e tyre, na paraqesin një hyrje interesante në në ndjenjat tona të vërteta. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se trupi i njeriut flet një gjuhë krejtësisht të tijën (domethënë një gjiuhë të ndarë nga gjuha që shprehim me fjalë).
Provo të vësh re se ndërsa dikush dëshiron të mashtrojë me fjalë, e vërteta mund të shihet gjithmonë në heshtje. Ndoshta ke lexuar ose dëgjuar për disa nga këto shenja mashtrimi, por ato janë vetëm një pjesë e vogël e taktikave që do të mësosh.
Kur nuk ka ose kur ka pak kontakt të drejtpërdrejtë, sy me sy, kjo është një shenjë klasike mashtrimi. Një person që është duke të gënjyer bën çdo gjë për të shmangur shikimin sy me sy, sepse e ndien në mënyrë spontane.