Fjalët që zgjedhim për të shprehur vetveten tonë janë një dritare e ndjenjave tona të vërtetta, sepse kur duam të mashtrojmë zgjedhim fjalë të caktuara, ndërtojmë fjali dhe sintaksë që mendojmë se do të shprehë sinqeritet në mesazhin tonë.
Mendoni për shembull, për mënyrat e ndryshme që mund të komunikoni po, me fjalë apo me gjeste. Prandaj, mënyra se si zgjedhim të shprehim veteveten, tregon se sa fort besojmë në atë që themi, sepse ka ndryshime të rafinuara mes asaj se si e vërteta tingëllon dhe një mashtrimi të maskuar që të tingëllojë si i vërtetë.
Thënë me fjalë të tjera, fjalët që përdorim për të shprehur një mesazh, pasqyrojnë, më shumë sesa ne mund të dyshojmë, ndjenjat tona të vërteta.