Një sherr i papritur dhe i fortë mes Arlindit dhe Aleksandrosit ka ndodhur në vilën e dashurisë përgjatë javës.
Në një klip të transmetuar sonte në ‘Prime’ ka qenë Ueda ajo që i është shprehur Arlindit se Aleksandrosi i ka thënë sërish ‘të dua’.
Arlindi ia ka treguar këtë Eridës dhe kjo e fundit është përballur me Aleksandrosin, më pas Erida ka shpërthyer në lot.
Në ‘Dhjomën e Ditarit’ Erida shprehet: Arlindi ka ardhur tek unë dhe u shpreh, se ata të dy duan njëri-tjetrin. U mërzita edhe me Uedën sepse nuk kishte thënë të vërtetën.
Erida: Nuk dua të rri më këtu.
Arlindi: Për çfarë ke ardhur këtu, a ke ndjenja për Aleksin.
Erida: Po
Arlindi: A ka ai ndjenja për ty.
Erida: Këtë nuk e di, askush nuk më kupton mua. Nuk më beson kush mua.
Arlindi: Jo të luash me dy persona, ajo e ka kuptuar ta kuptoj edhe kjo.
Denis: Sqaroje vet Aleksandros se gjynah.
Debati mes Aleksandrosit dhe Arlindit ka degraduar në sharje dhe ofendime të rënda, në të janë përfshirë edhe ishullorë të tjerë.