Ashtu si shumica e personazheve publik, edhe Kiara Titos i duhet të ndeshet me komentuesit negativë në rrjetet sociale.
Pak më parë moderatorja ka ndarë një postim në InstaStory, ku ka bërë publik mesazhin e një ndjekëseje që i drejtohej me një gjuhë fyese.
Ajo e ofendon për situatat në “Big Brother VIP” lidhur me Luizin, por edhe me videot që Kiara poston.
Duke ia bërë fytyrën dhe emrin publik, krahas fotos Kiara shkruan:
“Sikur inati i tyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do ishte më e mirë. Po ndërkohë, harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjete sociale, sa gjynah!”