Një burrë tejet i revoltuar, vlerësoi me një notë tepër të ulët në faqen e famshme “Trip Advisor”, e cila bën një përmbledhje të përshtypjeve të njerëzve për hotele të ndryshme në botë, hotelin ku qëndroi për disa ditë.
Për burrin e identifikuar vetëm me emrin e tij Michael, rezultuan një “ferr” i vërtetë pushimet e kryera në “The Palms”, pasi gruaja e tij, e joshur nga masazhieri i hotelit, e tradhtoi me këtë të fundit.
Pasi u kthye nga plazhi, së bashku me djalin e tij Tom, Michael, vërejti diçka ndryshe tek gruaja.
Sjellja e saj e dyshimtë bëri që të dyshonte dhe më pas çastesh hezitimi gruaja zgjodhi të rrëfehej e të tregonte tradhtinë me masazherin e ri.
Burri tha se fajtore për aq sa ndodhi ishte e shoqja, por vlerësimi i dobët në faqen “Trip Advisor”, ishte për të paralajmëruar udhëtarët e tjerë, për praninë e rasteve të tilla.