Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike.
Ai pas daljes nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë, ku ky edicion nisi më 21 dhjetor.
Ai e ka thënë disa herë se është lodhur, nuk ndihet mirë, e madje ka kërkuar edhe largimin nga shtëpia.
Në një bisedë me Danja Kokën, artisti i thotë se ka qenë shumë pranë largimit nga programi.
“Kam qenë duke dalë, për pak. Një sekond i madh ka qenë. Betohem në Zot një sekondë më ka shpëtuar”, u shpreh ai.
Tutje gjatë bisedës kur u pyet se çfarë e ndaloi, ai theksoi: “Ai sekondë ishtë që u çova dhe jam falur”.