Kiara Tito dhe Luizi janë padiskutim një nga çiftet më të ndjekur dhe të komentuar të momentit.
Dyshja filluan njohjen e tyre brenda mureve të shtëpisë vip dhe sot vijojnë të shfaqen përkrah njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.
Pamjet e fundit të Kiarës në rrjet kanë ngritur dyshimet tek ndjekësit për pritje të ëmbël.
Moderatorja shfaqet me një fustan lisho i cili të jep përshtypjen e një barku të rrumbullakosur.
Megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar ndjekësit mendojnë se një bebe mund të jetë rrugës.
Kujtojmë se në daljen e tyre të fundit çifti janë shprehur se janë gati kurdo që të vijë ky moment.