• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Wednesday, December 10, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Në Spitalin e Pejës foshnja me çarçafë futet në lavatriçe

VeqShqip by VeqShqip
December 21, 2022
in Rozë
0
Në Spitalin e Pejës foshnja me çarçafë futet në lavatriçe
0
SHARES
901
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter





Një rast skandaloz ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja.

Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë.

Se si ka ndodhur i gjithë rasti, për IndeksOnline rrëfen babai i foshnjës.

Ai mes lotësh tregon se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjën e tij.

Baba i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën sapo pa që Spitali refuzoi ta lirojë trupin e pajetë të foshnjës. Çdo gjë pas këtij momenti, ka thelluar tragjedinë.





Babai nuk ka ndalur për asnjë çast përpjekjet për të marrë vesh të vërtetën rreth foshnjës së tij të vdekur. Por, e vërteta që mori ishte përtej asaj që ai kishte imagjinuar ndonjëherë. Ai me sytë e tij pa copëzat e mbetura nga trupi i pajetë i foshnjës së tij, pasi mes çarçafësh u nxor nga lavatriçja e Spitalit.

Rrëfimin e plotë të tij mund ta dëgjoni më poshtë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se po kryhen hetime nga Prokurori i Shtetit dhe Inspektoriati i Shëndetësisë.

“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё” thuhet në përgjigjen e Policisë .

Burime të IndeksOnline brenda Spitalit të Pejës thonë se Spitali po mundohet me çdo kusht që të fshehë rastin, duke bërë presion tek personeli, që të mos dalë asnjë informatë jashtë Spitalit. Madje, ata po tentojnë që tërë fajin ta bartin në supet e stafit të pastrimit, për të lënë të pastër emrin e stafit mjekësor të Gjinekologjisë.

IndeksOnline ka kontaktuar së pari drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, z. Fazli Shala, i cili ka qenë i paqasshëm. Ndërkohë, pyetjeve të IndeksOnline-it nuk i janë përgjigjur as Prokuroria Themelore e Pejës, Ministria e Shëndetësisë, e as Inspektoriati Shëndetësor.





Previous Post

Zemër e Plagosur – Epizodi 28 | 21.12.2022 | E MËRKURË

Next Post

Mos më Braktis – Epizodi 129 PROMO

Next Post
Mos më Braktis – Epizodi 129 PROMO

Mos më Braktis - Epizodi 129 PROMO

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.