Antonela Berisha u komentua shumë për deklaratën që bëri në “E diell” pak ditë më parë ku tha se nëse një mashkull nuk është bos mos t’i afrohet.
“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, u shpreh ajo.
Në lidhje me deklaratën e saj ka reaguar së fundmi ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlani. Ai nuk i ka kursyer disa thumba teksa ka shkruar në Instastory: Me pak fjalë ne që s’kemi lekë që s’jemi Bosa i bie të rrimë beqarë?! Hapni sytë çuna se nuk ju dashkan ju po lekët tuaja!