• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Tuesday, December 9, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Nga Kejvina tek Milaim Zeka/ Sonte starton “Big Brother Albania 2”, njihuni me VIP-at që do të pjesë e lojësLexime

VeqShqip by VeqShqip
December 24, 2022
in Rozë
0
Nga Kejvina tek Milaim Zeka/ Sonte starton “Big Brother Albania 2”, njihuni me VIP-at që do të pjesë e lojësLexime
0
SHARES
17.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter





Mbrëmjen e së shtunës “Big Brother Albania 2”, do të startojë në edicionin e dytë, ku personazhë të famshëm do bëhen pjesë lojës.

“Panorama Plus” ka mundur të mësojë emrat e disa prej konkurrentëve, që do të jenë pjesë e lojës prej 100 ditësh, ku çmimi i madh do të jetë më i lartë se vitin e shkuar.

Detajet e para që kemi mundur të mësojmë janë rikonfirmimi i Arbër Hajdarit si opinionist edhe këtë sezon. Ndërkaq, Balina pritet të zëvendësohet nga një tjetër analiste.

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka pranuar ftesën nga produksioni dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë gati për spektaklin. Prej dy vitesh tashmë, Olta është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre, Amar.

Olta e ka treguar dhe më parë se arsyeja e zhvendosjes në Spanjë ishte partneri i saj, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar kurrë për publikun, edhe pse është goxha aktive në rrjetet sociale dhe poston foto krah tij.

Aktorja është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të, por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori.





deborah keci1Nga ana tjetër, edhe Deborah Keçi është ndër konkurrentet e përfolura që pas “Dancing” do të provojë edhe emocionet e “Big Brother”.

Ndërkohë, produksioni ka ftuar edhe 2 balerinë për të marrë pjesë në këtë format, por edhe nuk është konfirmuar prania e tyre në “Big Brother VIP 2”. Konkretisht, Ledian Agallijaj, balerini i Elhaida Danit, është ftuar të bëhet pjesë e lojës.

Por duket se pjesëmarrja e tij do të jetë në një moment të dytë, duke qenë se aktualisht është i angazhuar me rolin e tij si partner tek “Dancing With The Stars”.

Ndërkohë, këtë vit, në “Big Brother” pritet të jetë edhe Kejvina Kthella. Vetë modelja u shpreh e gatshme për t’u bërë pjesë e lojës.

Ndërkohë, një emër tjetër i përfolur është edhe Kiara Tito, që pritet të jetë konkurrente e lojës. Një emër jo shumë i njohur që është përfolur është edhe modelja Jori Delli.

Modelja është një influencuese që jeton në Itali. Madje, duket se promovimi për Jorin ka nisur nga “Top Channel”, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Arena”. Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila është gjithashtu një modele e njohur në Itali, por ishte shumë pak e njohur në Shqipëri derisa hyri në “Big Brother Vip Albania”.

Edhe Lei Kraja do t’i bashkohet lojës. Moderatorja sportive është ndër imazhet më të pëlqyera në ekran për sensualitetin e saj, por edhe për natyrën e drejtpërdrejtë, ndaj me shumë interes po pritet edhe prania e saj në këtë format.

Një emër surprizë që pritet t’i bashkohet lojës është aktorja e famshme, Eva Alikaj.  Aktorja, e cila ka zgjedhur një profil të ulët në media, duket se ka shumë për të zbuluar nga vetja në këtë format.





Një tjetër koleg i Evës do të bëhet pjesë e “Big Brother Albania”. Flasim për Amos Zaharian, ish-e fejuara e të cilit aktualisht është pjesë e “Big Brother Vip Kosova”.

Ndërkohë, Amos, si beqar bëhet pjesë e lojës. Një emër jo shumë i njohur për publikun është edhe DJ Adam Reeves, ose Ilir Memushaj.

36- vjeçari është ftuar nga produksioni dhe duket se ai tashmë është i gatshëm të zbulojë më shumë nga vetja, veç asaj që njihet në jetën e natës. Edhe dy mikeshat e përputhen, Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa, pritet të bëhen pjesë e lojës, duke dhuruar spektakël.

Të njohura për natyrën e saj flirtuese, dy vajzat pritet të ngrenë temperaturat me qëndrimin e tyre në shtëpi. Me ‘po’ i është përgjigjur ftesës këtë vit edhe gazetari kosovar, Milaim Zeka.

Kjo duket një zgjedhje tejet interesante nga ana e produksionit, duke ditur se Zeka njihet si njihet si një personazh tejet karizmatik dhe shpesh në debate të ndryshme politike ose jo ai zgjedh të jetë i drejtpërdrejtë e pa filtra.

Së fundmi, analisti i njohur ka qenë shpesh pjesë e rubrikës “Rrethi katror” në programin “E diell” në “Top Channel”. Vetë Zeka u shpreh sezonin e shkuar se e kishte marrë ftesën nga produksioni që në sezonin e parë për t’u bërë pjesë e formatit. I pyetur nëse do pranonte të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gazetari Milaim Zeka tha se ka pasur ofertë dhe nuk ka pranuar.

“Të më kishte ofruar dikush 1 milion euro, unë nuk do futesha në ‘Big Brother VIP’. Unë nuk di të bëj lojë. Nuk ma merr mendja se do fitoja se jam vetvetja”, tha gazetari.

Ndërkohë emra të tjerë janë Kiara Tito, Keisi Meidini, Albi Nako. Ndërkohë vetë moderatorja, Arbana Osmani, ka zbuluar detaje rreth konkurrentëve të këtij viti. Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.





“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë. Ky antagonizmi Ilir Donald tërhoqi shumë, tifozëritë u krijuan. ‘Big Brother’, edicioni i dytë VIP, do të nisë brenda këtij viti, është përzgjedhur kasti.

Nuk kemi kërkuar gjëra të veçanta, të çuditshme. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere interesantë, të këndshëm, pas së cilëve njerëzit të afeksionohen. Çfarë ndodhi me ‘Big Brother’-in vjet ishte se njerëzit i pëlqenin personazhet e ‘Big Brother’-it, u bënë fansa të tyre, nuk është se e ndiqnin ‘Big Brother’-in për të parë sherre dhe skandale, këtë gjë kemi kërkuar prapë. Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Me sa duket, kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, tha Arbana Osmani.

Referuar pritshmërive, personazhet e këtij viti ndoshta do të lënë në hije ata të vitit të kaluar, por kjo mbetet për t’u parë.





Previous Post

Dje u përlanë, sot Getinjo e Vivieni në krahët e njëri-tjetrit

Next Post

Ka një ndryshim planesh në prag të nisjes së “Big Brother Vip”, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Next Post
Ka një ndryshim planesh në prag të nisjes së “Big Brother Vip”, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Ka një ndryshim planesh në prag të nisjes së “Big Brother Vip”, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.