Krist Aliaj ka dhënë së fundmi një intervistë për “Bordo”, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Ndër të tjera ai u ngacmua edhe për të ardhmen me të dashurën e tij, të cilën e bëri publike pak kohë më parë.
Teksa u pyet nëse një bebe do të ishte një dhuratë e bukur në jetën e tij, Kristi tha se absolutisht, por për momentin do të ishte shumë e vështirë.
Cila është dhurata më e bukur që mund të merrje për ditëlindje?
Dhurata më e bukur..
Bebe?
Një bebe.. tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja.. nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë.