Sara Hoxha ka bërë debutimin e saj si aktore në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, e cila u përfol si një surprizë për mënyrën se si aktronte.
Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë që nga premiera e filmit, duket se përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur kritikat ende pa parë filmin.
Së fundmi, Sara Hoxha ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku i janë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo iu është përgjigjur.
Një ndër ndjekëset e fitueses së “Dancing with the Stars” ka kritikuar pjesëmarrjen e Sarës në film, duke shkruar:
“Mendoj që je një vajzë me një shpirt të bukur por më duket pak e shpifur që një nënë të puthet për lekë”.
Ndërkohë Sara ka zgjedhur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke thënë:
“Eshtë shumë e shpifur të mendohet që në një film, një aktor të puthet për lekë. Një film që është punuar aq shumë dhe janë lodhur maksimalisht aq shumë njerëz për ta realizuar për t’ja servirur publikur në një mënyrë më të bukur të mundshme, gjëja e fundit që duhet t’i shkojë në mend dikujt është pikërisht kjo që ke shkruar”.
Kujtojmë që filmi “Në Kuadër të Dashurisë” do të ketë premierën më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve.
Filimi tregon historinë e një çifti të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje. Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri.