Moderatorja, Anita Haradinaj, ka ‘goditur’ edhe me një deklaratë.
“Për televizion nuk ia jap dorën kërkujt”, ka thënë Anita Haradinaj teksa po fliste për atë se çka i ka thënë bashkëshorti i saj, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, pas vendimit për të qenë sërish në rolin e opinioniste në Big Brother.
“Unë e kam sqaru edhe tek Dance, Ramushi më ka thënë, bo çka dush se ti e dinë televizionin, kështu që edhe tek Big Brother kur kam ardhë prapë njësoj ka reagu, pastaj, ne në televizion jemi njohur, televizioni nuk është diçka e re për mua dhe ai kolltuku që e kam nuk është i pamerituar. Kam 24 vjet që punojë në televizion dmth edhe me sy mbyllur bëjë gjithçka në televizion, kam punu në terren, kam punu krejt llojet e emisioneve dhe për televizion nuk ia jap dorën kërkujt hiç”, u shpreh ajo.
Ndërkohë e pyetur nëse Haradinaj e shikon, ajo është shprehur “Nuk ka kohë realisht, pastaj spektakli po zgjatë … veç nga komentet e njerëzve ku ai qarkullon në bazë të agjendës më ka thënë që nuk e di çka je tu bo aty por për të mirë po të komentojnë, kështu që në rregull jam”, deklaroi ajo.