Pas një kohe të gjatë, reperi i njohur shqiptar nga Amerika, Unikkatil është kthyer për një performacë në Prishtinë.
Performanca e Unikkatilit ishte paralajmëruar se do të kishte një audiencë masive, por në fakt ndodhi e kundërta.
Koncerti i reperit Unikkatil, i paralajmëruar për mbrëmë është anuluar në fund për arsye se nuk kishte aq shumë pjesëmarrës siç ishte paraparë.
Unikkatil ishte planifikuar të performonte në KlanArea, por në pamjet e publikuara nga inFokus, shihet se ambienti mbrëmë ishte thuajse i zbrazët.
Aty nuk duket të kenë qenë të pranishëm as 300 persona dhe si rrjedhojë reperi anuloi daljen në koncert.
Për pasojë pjesëmarrësit kishin bllokuar hyrjen duke kërkuar t’u kthehen paratë e biletave.