Sarah Berisha dhe Dj PM krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Romanca e tyre shkaktoi shumë thashetheme dhe u bë gjithashtu kryefjalë e mediave.
Ditën e sotme, blogerja e njohur ka zbuluar se çfarë dhuratash i bën të dashurit të saj. Sarah ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqen këmbët e Dj PM dhe mbante veshur një palë shapka për shtëpi. Shapkat janë të buta dhe në formë lope.
“Çfarë dhuratash i bëj unë të dashurit tim”, ka shkruar Sarah në postimin e saj.