Banorja e re e BBV, modelja Jori ka nisur të trazojë ujrat në shtëpinë e madhe.Edhe pse pak ditë në Big Brother ajo është bërë shumë e komentuar në rrjetet sociale, për shkak të afrimitetit që ka me Luizin.
Ditën e sotme teksa është dëgjuar në sfond kënga e Butrinit, Jori e ka pyetur Luizin nëse është xheloz për lidhjet e mëparshme të Kiarës.
Në këtë bisedë ka ndërhyrë edhe Nita, e cila tha se e shkuara i përket të shkuarës. Ndërsa Luizi ka thirrur Kiarës, e cila me një buzëqeshje ka thënë se nuk do të flasë për këtë çështje.
Pjesë nga biseda:Jori: Nuk je çik xheloz?Luizi: Për kë moj? Jori: Për marrëdhënien që ka ka pas Kiara me ndonjë tjetër. Luizi: Ku di unë kë ka pas. Jori: Uaa sdi ti që ka qënë me Butrintin.
Marrëdhënia e krijuar mes Luizit dhe Jorit është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale dhe mediat online që pas hyrjes së modeles në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Jori është treguar shumë e afërt me Luizin, dhe anasjelltas, aq sa audienca filloi të shihte një romancë të mundshme mes tyre.Mirëpo për Luizin çdo veprim ka qenë në kontekstin e miqësisë e këtë gjë e vërtetoi sot.
Modelja shkoi dhe e preku Luizin nga shpatullat teksa ai po lante enët, mirëpo duket se reagimi i tij nuk ishte aspak ai që priste.
Këngëtari iu drejtua me fjalët “fol me gojë, me dorë mos prek, çfarë është kjo lojë”. Duket se kjo gjë i shkaktoi hatërmbetje Jorit e cila u largua duke thënë vetëm “okay, çiao”.