Olta është shfaqur shumë e mërzitur mëngjesin e sotëm. Kamerat e shtëpisë e kanë fokusuar teksa ajo qëndronte e ulur në një cep duke qarë me ngashërim.
Valbona ka shkuar pranë saj për ta qetësuar, por e ka patur të pamundur. Olta u shpreh se është shumë e mërzitur dhe nuk e di nëse do të vazhdojë më.
“Jam shumë e mërzitur. Nuk e di a do vazhdoj. Nuk mbaj dot më, nuk dua më të mbaj”, dëgjohet të thotë Olta.