Është duke u mbajtur seanca ndaj Skënder Krasniqit i dyshuar për privimin nga jeta të djalit të tij, Albert Krasniqit në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë për masën e paraburgimit.
Sinjali merr vesh se gjatë seancës, Skender Krasniqi ka qarë para gjyqtarit, derisa mbrojtja e tij pretendon se është e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi nga pakujdesia.
Sipas Prokurorisë, Skender Krasniqi në garazhën e ndërtesës ku jetonin, për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta djalin e tij.