Jeta private e Olsi Bylykut prej muajsh është kryefjala e mediave rozë. Pas ndarjes me këngëtarin Egli Tako, shumë shpejt u zbulua lidhja e re e dashurisë së Olsit.
Identiteti i vajzës u përpoq të mbahej sekret, por shumë shpejt e morëm vesh.
E dashura e re e Olsi Bylykut është 24 vjeç dhe quhet Sindi. Dikur gazetare në vendin tonë, por tashmë jeta dhe karriera e saj zhvillohet në Holandë.
Kjo shpjegon edhe udhëtimet e fundit të Olsi Bylykut në Amsterdam.
Sindi tani është një modele dhe teniste dhe fotot e saj janë të njohura në kopertinat e revistave sportive në qytetin e Amsterdamit dhe Utrecht në Holandë.