Sigurisht që në prime-in e sotëm të “Big Brother Vip Kosova” nuk mund të mos përmendej edhe romanca e dashurisë mes reperit Getinjo dhe bukuroshes nga Durrësi, Vivien.
Opinionisti Olti Curri duket se nuk beson shumë tek kjo histori dashurie dhe i këshilloi të dy protagonistët në mënyra të ndryshme. Olti i kërkoi Vivien përveçse të dashurojë edhe të luajë. “Mos harro lojën, ma jeto lojën bashkë me dashurinë, ose simpatinë vendosja emrin si të duash” ka thënë Olti Curri.
Ndërsa Getinjos i ka kërkuar diçka tjetër. “Të lutem Getinjo nëse do ta kuptosh që kjo histori s’ka të ardhme ta bësh të ditur sa më parë. Sa pak lojë dhe sa më shumë ndjenjë…” dhe reperi i ka siguruar se ajo nuk bën asgjë që nuk e ndjen.