“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Olta Gixhari ka bërë një paraqitje të mrekullueshme mbrëmjen e kaluar në “Dancing with the Stars”. Olta u shfaq më seksi se kurrë më parë, e veshur me një fustan të zi nga stilisti Valdrin Sahiti, ku në një video të postuar në Instagramin e stilistit përveç komenteve tepër pozitive që ka marrë nga pjesa më e madhe e publikut shqiptar, duket se aktorja ka marrë një kompliment nga personaliteti i njohur televiziv, Paris Hilton.