Linda Halimi ishte e eliminuara e fundit e Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo së fundi bëri bujë nëpër medie, pasi tregoi se kishte llogari në OnlyFans.
Linda mbrëmë (e premte), pasi u rikthye ne studio plot emocione, Alaudini i jep lajmin që pas spektaklit që u diskutua OnlyFans, klikimet për OnlyFans kanë shpërthyer.
“Nuk e di se si është “Only Fans”-i yt, por, klikimet në OnlyFans, dhe kërkimet në OnlyFans, pas Prime-it të fundit kanë shpërthyer në Kosovë, në Google Fans” – është shprehur Alaudini.
Linda përgjigjet duke thënë: “Mendoj që çdo gjë është bekim, pavarësisht se mund të duket e rëndë në fillim. Kështu që çdo gjë që ka ndodhur në jetën time, edhe kur ka qenë dështim, është hapur edhe një derë më e madhe, kështu që mund t’i fitoj edhe më shumë se 200 mijë.”
Ndërsa Jodina vjen me një tjetër koment: “Linda, ti tashmë e ke obligim që t’i ofrosh publikut dhe audiencës që të kanë mbështetur, materiale të bukura me zërin tënd, këtë e ke obligim.”