Einxhel dhe Dagz zbuluan ditën e djeshme gjininë e bebit që po presin.
Çifti mblodhi familjarët dhe miqtë e ngushtë në një restorant me pamje nga Tirana dhe e zbukuruan ambientin me tullumbace të bardhë, edhe çifti ishte veshur gjithashtu me të bardha e të dy së bashku hapën një kuti të madhe nga ku dolën tullumbace blu, duke treguar kështu që do bëhen me djalë.
Mirëpo pas festës Einxhelit i ka ndodhur e papritura, në orën 2 të natës një ndër buqetat me lule i ka rënë në tokë dhe pjesa e xhamit është thyer, këtë e ka treguar vetë moderatorja me anë të një postimi në Instastory.
“Larg syri i keq”, ka shkruar ajo.