Aleksia Peleshin dhe Beatrix Ramosajn nuk i lidhte asgjë derisa u njohën me vëllezërit binjak Veshaj. Historitë e tyre të dashurisë kanë qenë shumë të komentuara në media e pas ndarjes duket se të dyja janë bërë mikesha.
Të paktën kështu kuptohet nga postimi i fundit i Aleksias, e cila i ka uruar ditëlindjen Beatrixës duke publikuar këngën e saj të fundit.
“Gëzuar ditëlindjen princeshë”, i shkruan Aleksia ndërsa Beatrix i përgjigjet: “Faleminderit bukuri”.