Ish banorja e “Big Brother VIP”, Mikela Pupa, bëri një deklaratë të papritur pak ditë më parë përsa i përket Dea Mishel.
Teksa ishte e ftuar në një prej puntatave të “E Diell”, Mikela u shpreh se gjatë një bisede që ka zhvilluar me Dean në BBV, ajo i ka treguar se ka lënë një lidhje të hapur jashtë.
Ajo gjithashtu shtoi se Dea po e përdor historinë me Amosin vetëm për të bërë lojë.
Mirëpo, duket se Mikelës ‘nuk i del inati’ me Dean.
Ditën e djeshme, kjo e fundit shprehu frikën e saj nga eleminimi ndërsa Mikela e ironizoi me anë të një postimi në InstaStory.
Ish banorja u shpreh se Dea i frikësohet daljes pasi nuk do të përballet jashtë me bashkëjetuesin e saj pas “romancës në tentavivë” me Amosin brenda shtëpisë.