Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët e “Përputhen” më të pëlqyer nga publiku.
Pas një sherri që bëri me Erin, Fationi bëri të ditur në Instagram se do largohet përfundimisht nga emisioni pa u përputhur me asnjërën prej vajzave.
Por, Fationi i ka shkruar Trejsi Sejdinit në “Ask me a question” në Instagram: “O fëmijë i llastuar”.
Modelja ka zgjedhur t’i publikojë emrin Fetionit e madje e ka përshëndetur me një video.
Nuk dihet ende nëse Fationi dhe modelja njihen më parë dhe çfarë marrëdhënie kanë me njëri-tjetrin.







