Një milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vite, sipas përllogaritjeve të The Economist.
Të gjithë vendosim disa objektiva për të realizuar në çdo fillim viti, por nëse njëri prej tyre është për t’u bërë milioner, për fat të keq na duhet t’ju themi se duhet të prisni disa kohë.
Më saktë, për të pasur milionin e parë në llogari do t’ju duhet minimalisht 1 shekull e 43 vite në Kosovë. Një familje me të ardhura mesatare në Kosovë nuk mund të kursejë më shumë se 2,000 euro në vit.
Ku bëhen më shpejt 1 milion dollarë? Një milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vite, sipas përllogaritjeve të The Economist.
Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 17 vite, Holanda dhe Danimarka me përkatësisht 19 vite. Në Austri dhe Belgjikë duhen rreth 20 vite për të bërë 1 milionë dollarë. Në shtetin gjerman, me pagën mesatare, 1 milion dollarë mund të bëhen për 21 vite, ndërsa në Francë dhe në Angli do të duhen rreth 23 vite.
Kurse në Itali, do të duhen mesatarisht 27 vite dhe Greqi 38 vite. Më shumë kohë për të realizuar milionin e parë duhen në vendet e lindjes.
Në vendet baltike duhen rreth 41 vite. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Rumania dhe Bullgaria kërkon më shumë kohë për të bërë një milion dollarë. Në Rumani duhen afërsisht 75 vite, ndërsa në Bullgari 1 shekull e 26 vite. Në vend të fundit është Armenia, ku krahasuar me një vit më parë një individi do t’i duhen 2 shekuj e 39 vite nga 2 shekuj e 15 vite.