• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Monday, December 8, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Plaka nga Hajvalia që “lë” shtatzënë gratë, e që çon nga karroca të paralizuarit

by
November 17, 2020
in Politikë
0
Plaka nga Hajvalia që “lë” shtatzënë gratë, e që çon nga karroca të paralizuarit
0
SHARES
1k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Hajvali, një fshat pak kilometra larg Prishtinës, përveç rezidencës përrallore të biznesmenit dhe zëvendëskryeministrit Behgjet Pacollit, ku po ashtu një kohë tentohej të zhvendosej edhe administrata shtetërore, gjendet edhe një shtëpi ku disa njerëz shkojnë të kërkojnë shërim për sëmundje dhe zgjidhje për probleme të ndryshme.

Dhjetëra persona, kryesisht gra, gjatë gjithë ditës prisnin pranë një shtëpie dy katëshe në Hajvali.

Të gjithë këta kishin nga një hall, për të cilin kërkonin zgjidhje tek një grua që thotë se ka dhunti për të bërë mrekulli.

Në katin e dytë të shtëpisë me ngjyrë të verdhë gratë ngjiteshin një e nga një.

Ato priteshin nga zonja Fazile Berisha.

Ajo me shami në kokë e me një palë tespihe në duar i priste personat që hynin në dhomën e saj.

Personat që hyjnë tek ajo janë kryesisht gra.

Rreth 20 minuta zgjatë seanca me këtë zonjë. Aty, gratë i tregojnë hallet e tyre.

Por, mënyra se si kjo zonjë e rreth të 70’tave u gjen zgjidhje këtyre personave është unike.

Ajo për Gazetën Express, ka rrëfyer për punën që e bënë që pothuajse 50 vite.

Me vetëm leximin e librit të shenjtë për myslimanët, Kuranit, si dhe këndimin e 12 palë tespiheve ajo thotë se mund të zgjidhë shumë probleme, madje edhe ato të cilat nuk ka mundur t’i zgjidhë as shëndetësia e as shkenca.

Këtë punë, ajo thotë se po e bënë që 48 vite.

Për dhuntinë që thotë se e ka, ka treguar edhe detaje se si e ka përfituar.

“Dhuntia më ka ardh prej Zotit.

Unë kam qenë duke jetu në katun, ka qenë ditë e premte dhe kam shku me marrë ujë prej kroit.

Dy kova i kam pas në krah, dhe ka ardhë melaqja dhe më ka thanë nuk je ti për kova, dhe më ka pyet a falesh, i kam thanë jo, më ka pyet për dovë, i kam tregu se çfarë di.

Më ka thanë merr abdes, dhe aty kam nisë me i fal pesë kohët.

Dhe prej aty ka filluar dhuntia ime”, rrëfehet 69-vjecarja nga Hajvalia.

E tek kjo zonjë, gratë që nuk kishin mundur të lindnin fëmijë, sipas saj, zgjidhjen e kishin gjetur në Hajvali.

Madje thotë se u ka ndihmuar edhe grave që për 18 vite nuk kanë pasur fëmijë.

“Ka raste që vijnë gratë të cilat gati 18 vite nuk kanë pas fëmijë.

Unë grave që vijnë këtu iu them nëse jeni për tek unë, ju keni sukses, nëse nuk jeni, iu sugjeroj që të shkojnë te mjeku”.

E brenda ditës tek kjo grua, ilaç kërkojnë mbi 100 gra.

Por nuk është vetëm shtatzënia e arritura e vetme që kjo grua thotë se e ka bërë tek klientët e saja.

Tek ajo ka edhe shumë pacientë të QKUK’së që shkojnë e kërkojnë shërim.

Ajo ndër tjerash e përmend edhe një rast tjetër interesant të një pacienti i cili kishe mbetur i paralizuar.

Thotë se të njëjtit mjekët i kishin thënë se nuk ka shërim.

Me leximin e Kuranit me anë të tespiheve, ajo thotë se ka ngritur në këmbë një person të paralizuar.

“Para disa ditëve ma kanë sjellë këtu tek unë një grua të paralizuar.

Ka qëndrua në spital, atje i kishin thanë që të shkojë në shtëpi se më s’ka asgjë prej saj.

E kanë sjellë këtu duke e mbajte.

Ajo me këmbë të saja e duar të saja prej këtu ka dal”, rrëfen gruaja të cilën shumë persona po e shohin me fuqi të mbinatyrshme.

Tutje ajo tregon se edhe cilat kategori tjera të personave kërkojnë shërim tek ajo.

“Këtu vijnë raste, gratë që nuk kanë fëmijë, persona të paralizuar, prej spitali mi sjellin pacientët vet motrat e mjekët kanë sjellë dhe unë i kam shiku me dua e me Kuran.

Vijnë persona që kanë ndonjë hall në familje, rreth e të tjerë.

Vijnë mjek, polic e të tjerë”.

Megjithëkëtë, zonja nga Hajvalia, shprehet forma të tjera përveç leximit të Kuranit për shërim të këtyre personave nuk përdore.

“Unë filxhanit nuk i besoj, letrave jo, plumbit jo, falltaret nuk i pranojë.

Unë kush të më vie në shtëpi i pranoj me Kuran të Zotit”, thotë ajo.

Tutje ajo tregon se” dhuntinë e ka nga Zoti dhe se të njëjtën mundohet që ta shpërndaj tek të tjerët.

Previous Post

“Kjo është vajza shqiptare me më së shumti ndërhyrje estetike”

Next Post

E dhimshme: Learta Jakupi humb personin më të dashur, fjalët e saj ua ‘këpusin’ shpirtin

Next Post
E dhimshme: Learta Jakupi humb personin më të dashur, fjalët e saj ua ‘këpusin’ shpirtin

E dhimshme: Learta Jakupi humb personin më të dashur, fjalët e saj ua ‘këpusin’ shpirtin

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.