Deklarata që Luiz Ejlli bëri në lidhje me Efi Dhedhes bëri konfuz të gjithë banorët, si dhe krijoi një debat me tone të larta midis kësaj të fundit dhe Qetsor Ferrunajt.
Ky i fundit u shpreh se debatet që Luizi krijoi me të, e faktorizuan më shumë duke e nxjerr emocionale para publikut e si pasojë publikut i erdhi keq për të dhe e votuan për finaliste.
Shumë e indinjuar Efi tha se Qetsori tregohet një njeri pa ndjenja e nuk sheh aspak anën njerëzore, por vetëm lojën.
Ajo i kërkoi atij të shihte të drejtën e të kuptonte ndjesitë e saj kundrejt krisjes së miqësisë me Luizin. Sipas Qetsorit ka qënë Luizi ai që e çoi Efin në finale.