Historia e Borës dhe Donaldit nuk është zbehur ende pasi në portale vazhdon prej disa kohësh të aludohet se ata janë ribashkuar. Fillimisht u tha se Donaldi i kishte shkuar Borës në shtëpi, më pas çdo këngë e tij merrej për dedikim dhe çdo postim i Borës si kundërpërgjigje.
Madje u tha se dyshja do bëjnë dhe këngë bashkë e pas gjithë këtyre lajmeve Bora nuk ka duruar më dhe ka vendosur të flasë.
Përmes një shkrimi në Instastory, ajo tregon se shumë prej atyre që janë thënë nuk janë të vërteta, por sa i përket dedikimeve dhe ndjesës tregon që po, është e vërtetë.
Në fund Bora thekson se nuk ka një ribashkim me Donaldin, siç u përfol.
Postimi i Borës: “Është e pamundur të reagoj çdo ditë uke thënë kjo po, kjo jo! Aq më tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj edhe pse shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë! Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëjë me punën tme! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend.
E kuptoj, u përfshiva padashur në një situatë më shumë se personale pa e ditur si do të shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe o azbulohet nga portalet me “burime të sigurt”. Kjo është e tepërt e po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imagjinatë, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prapë, çdo gjë merr një interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë.
Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nukka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targë tjetër të parkuar poshtë (shumë thjeshtë e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar diku tjetër).
Dedikime?! Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka më shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh… Për momentin ka ASGJË!
Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin!
Shumë dashuri për të gjithë ju!”