Policia e Tiranës ka vënë në pranga një djalë të ri dhe një grua 61-vjeçare në ambientet e një hoteli në kryeqytet, të cilët u kapën në kushtet e flagrancës teksa kryenin marrëdhënie se k s uale.
Sipas policisë, “shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit”.
Njoftimi i plotë:
Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Pro stitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit.