Lorenc Hasrama ish-i i Keisit! Ky ka qenë lajmi që ka trazuar rrjetin që prej momentit të parë që këngëtari u bë pjesë e shtëpisë së “BBV”. Pas hyrjes së tij, ndjekësit vunë re që Keisi u “ftoh” me Kristin dhe filloi të qëndronte afër me Lorencin.
Madje së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit edhe një moment ku Keisi përkëdhel nga koka Hasramën. Në lidhje me gjithë këtë situatë ka reaguar edhe llogaria zyrtare e Kristit në Instagram (e menaxhuar nga familja e tij) duke postuar një video të edituar nga fansat.
Prekje dhe ledhatime midis Keisit dhe Lorencit, reagon menjëherë
“Mirë që asaj i doli boja, po ky çfarë burri është që nuk i thotë Kristit të vërtetën,”-shkruhet përmbi imazhit të Keisit dhe Lorencit.
Më tej në videon e edituar, ndjekësi kishte përmendur edhe vlerat që Kristi ka treguar deri tani ne “BBV”, ndër to edhe respektin ndaj një femre.
Prekje dhe ledhatime midis Keisit dhe Lorencit, reagon menjëherë
“Unë ju falënderoj për komentin e sinqertë,”- ka shkruar si përshkrim të postimit llogaria zyrtare e Kristit, duke u pajtuar me çdo fjalë të thënë aty.