• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Thursday, December 18, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Pse jemi kaq të interesuar për jetët dhe lidhjet e V.I.P-ave?

VeqShqip by VeqShqip
October 15, 2023
in Rozë
0
Pse jemi kaq të interesuar për jetët dhe lidhjet e V.I.P-ave?
0
SHARES
152
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nisur nga interesi i jashtëzakonshëm se pse Ledri s’ishte krah Sarës në tapetin e kuq, për promovimin e filmit “Në kuadër të dashurisë”, si dhe intervista e fundit e binjakëve Veshaj me Sarën, natyrshëm na lind pyetja: “Pse jemi kaq të interesuar, madje deri në fiksim me jetët dhe lidhjet e V.I.P-ave?.

Sara, e ftuar në “Më lër të flas”, e tha qartë e shkoqur që nuk do të flasë më për temën e “Ledrit dhe tapetit të kuq”, kur djemtë e pyetën pse ai s’ishte prezent. Moderatori e pyeti sërish nëse çdo gjë është në rregull dhe Sara u përgjigj se po, asgjë për t’u shqetësuar, thjesht nuk do të flasë më për këtë çështje dhe me të drejtë, pasi kjo temë është diskutuar aq shumë herë, sa u harruan të gjitha problemet që po përjeton bota për momentin.

Gjithsesi, edhe pasi e shkruam fragmentin e intervistës, pyetja jonë ende qëndron, ndaj po japim edhe disa arsye se pse jemi kaq të dhënë pas lidhjeve të njërëzve të famshëm.

Marrëdhëniet parasociale

Dëshira jonë për të ditur gjithçka mbi jetët personale të V.I.P-ave mund të lidhet me “marrëdhëniet parasociale”, të cilat sipas konceptit psikologjik shpjegohen si raporte të njëanëshme, ku një person investon energji emocionale, interes dhe kohë te një person tjetër, ndërkohë që ky i fundit as s’e ka idenë që ky njeri ekziston. Kjo është një marrëdhënie që krijohet me personalitetet e famshme.

Kjo i shtyn njerëzit të përkushtohen në jetën e personit të famshëm, për të ditur gjithçka, veçanërisht për lidhjet romantike. Detajet, dramat, si u lidhën, ku ishte takimi i parë, si ndihen për njëri-tjetrin, gjestet e vogla, shikimet në sytë e tyre, gjithçka përbën interes për të ushqyer këtë “lidhje parasociale”.

Arratisemi nga jeta jonë

Një tjetër arsye është sepse jeta dhe marrëdhëniet e V.I.P-ave shërbejnë si një formë arratisjeje për njerëzit e thjeshtë.

“Njerëzit e pëlqejnë fantazinë, pasi i ndihmon të arratisen nga jeta e tyre”, shprehet Kimberly Hershenson, terapiste. Ajo shtoi: “Duke parë marrëdhëniet e njerëzve të famshëm, krijojmë diçka të re, të cilës i kushtojmë vëmendje”.

Mësojmë gjëra të reja

Lidhja Sara – Ledri, apo marrëdhënia e komplikuar mes Will Smith dhe Jada, të gjitha na mësojnë të tjera aspekte, të cilat jo domosdoshmërisht i kemi ditur.

“V.I.P-at vendosin karrierën para lidhjeve, ose flasin shumë për marrëdhëniet e tyre. Të dyja mund të shkaktojnë probleme, ose të na mësojnë se si t’i shohim gjërat nga një tjetër aspekt”, shprehet Hershenson.

Por, ne fiksohemi, kalojmë kohë dhe interesohemi për jetën e tyre edhe sepse e kuptojmë që ata, megjithë famën apo paratë, njësoj si të gjithë njerëzit kalojnë sfidat dhe problemet tona. “Sfidat më të madha në një lidhje lidhen me problemet e komunikimit; paaftësia për të zgjidhur konfliktet; mënyrat e ndryshme të prindërimit; seksi; karriera. Paratë nuk e blejnë lumturinë dhe fama dhe stresi që ajo sjell janë një tjetër faktor për problemet në këto marrëdhënie”, përfundon terapistja.

Shtyjmë kohën

Kjo është një tjetër arsye. Ti je në rrjetet e tua sociale, sheh një artikull apo video të një interviste të një personi të famshëm, i cili flet për marrëdhëniet romantike, e hap, e sheh ose e lexon. Më pas, përkushtohesh, bën disa kërkime të tjera dhe kupton që kanë kaluar disa orë që kur ti u more me diçka të tillë. Kështu, nga kurioziteti dhe dëshira për të shtyrë kohën nis dhe një fiksim me jetën dhe marrëdhëniet e të tjerëve.

Previous Post

Luan Jaha (babai i Luizit në film) flet hapur!! /Ja çfarë mendon për Luizin dhe si sillej Luizi me Oltën në xhirime!

Next Post

“Më vjen nepsi”, mos vallë Kiara sapo konfirmoi shtatzëninë me këtë deklaratë?

Next Post
“Më vjen nepsi”, mos vallë Kiara sapo konfirmoi shtatzëninë me këtë deklaratë?

“Më vjen nepsi”, mos vallë Kiara sapo konfirmoi shtatzëninë me këtë deklaratë?

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.