Vëllezërit binjakë më të dashur për publikun, Romeo dhe Donald Veshaj, kanë dhënë sot një intervistë për “Wake Up”, ku folën për emisionin e tyre më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”.
Por sigurisht që dy moderatorët e emisionit të mëngjesit, Ori Nebijaj dhe Isli Islami, i kanë ngacmuar paksa me pyetje më pikante. Madje atyre iu bënë edhe një lloj testi se sa e njihnin njëri-tjetrin, duke qenë se janë binjakë.
Intervista:
E dashura e parë e Donaldit dhe sa vjeç ka qenë atëherë?
Romeo: E dashura e parë e Donaldit? Ai ka qenë 13-14 vjeç. Ka qenë Don Zhuan i madh.
Kush mund të martohet i pari nga ju të dy? Si tip?
Donaldi: Me plane, nuk eci me plane. Si tip besoj Romeo
Romeo: Jo, jo, asnjëherë. Ti thuaj të vërtetën, pse kështu
Donaldi: E kemi folur ndonjëherë që të them të vërtetën?
Romeo: Që më shikon mua se do martohem shumë larg, po e kemi folur
Donaldi: Ok, ti bëjmë qejfin. Romeo do martohet larg, unë do martohem më herët
Kur keni qarë për herë të fundit?
Donaldi: Romeo ka qarë natën finale të BBV
Romeo: Donaldi ka qarë kur dëgjoi rastin e një zonje që fitoi një nga udhëtimet.