Sara Hoxha është pyetur së fundmi në lidhje me situatën e saj me reperin Ledri Vula.
Ajo u vë në siklet dhe po ashtu u shpreh e revoltuar nga pyetja që ia bëri gazetari Ronaldo Sharka.
“Kur do të dilni me një reagim publik ju dhe Ledri për situatën tuaj?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Kur të mendojmë që jemi gati, paçim dhe dhijoje filmin”, tha fillimisht ajo.
Fituesja e “Dancing with the Stars” vazhdoi: “Prandaj u eliminove ti, nuk duhet t’i japësh gojës kaq shumë.Mos bëj pyetje të sikletshme”.
“Çfarë të duam ne që ju të dini”, theksoi mes tjerash bukuroshja e njohur.
E njëjta vazhdoi përplasjen me Ronaldon, teksa i tha ‘i poshtër’ pasi ishin marrë vesh që të mos flisnin për këtë.
Sara dhe Ledri thuhet se janë ndarë, por që akoma nuk është konfirmuar nga ana e tyre.
View this post on Instagram