Loredana dhe Mozzik sot janë vendosur sërish në qendër të mediave dhe portaleve. Ndarja e dytë e bujshme e çiftit ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat.
Së fundm, ajo që i ka bërë sërish bashkë është Zvicra, shteti i ëndrrave për të gjithë shqiptarët. Të dy artistët kanë treguar se ndodhen në shtetin zviceran dhe këtë na e kanë treguar vetë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Teksa Mozzik ndodhet në Gjenevë, Loredana ka postuar foto nga Zyrihu. Nuk dihet nëse kjo ka qenë një rastësi apo ata janë takuar me njëri-tjetrin, por vlen të theksohet një gjë.
Nga ajo çfarë kuptuam nga Instagram, ata të dy ndodhen atje për punë. Ndonëse janë ndarë prej kohësh, ata kanë treguar se ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin.
Dihet se ata të dy vazhdojnë bashkëprindërimin e tyre për vajzën, Hanën, të cilën e duan shumë dhe marrin vendime të përbashkëta për të ardhmen e saj.
Ne urojmë që Mozzik dhe Loredana të kthehen bashkë dhe të jetojnë të lumtur. Janë një dyshe shumë e preferuar për publikun dhe ne i pëlqejmë shumë bashkë