Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 22-të.
Derisa po shijon pushimet dhe po kremton ditëlindjen në Turqi, ajo ka njoftuar fansat për një projekt të ri muzikor.
Bukuroshja ka ndarë një video provokuese në rrjete sociale, përmes së cilës tregon se së shpejti publikohet “Bad Rosita”.
Ajo madje u ka kërkuar fansave që të bëhen 500 mijë komente, në mënyrë që të lansohet sa më shpejt.
“Bad Rosita, së shpejti. Gëzuar 22. 500 mijë komente për këtë këngë. Të shkojmë”, ka shkruar ajo.
Reagimet ishin të menjëhershme dhe duket se mezi po presin për prurjen e radhës të artistes së njohur.
Rina ndryshe prej disa ditësh është në Turqi së bashku me partnerin e saj, artistin Sin Boy.
View this post on Instagram