Moderatori Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshimet e para nisën kur fansat vunë re se këngëtari kishte fshirë të gjitha postimet me modelen, duke lënë vetëm ato me vajzën e tij dhe fotot e tij personale.
Ndërsa modelja ka zgjedhur që të mbyllë çdo rrjet social për t’u larguar nga vëmendja e mediave. Burimet e afërta të çiftit për “Prive.al” kanë konfirmuar ndarjen duke zbuluar gjithashtu arsyen e vërtetë që e çoi lidhjen drejt përfundimit.
“Prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para.
Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut”, janë shprehur burimet pranë çiftit.
“Kam qenë i plotësuar gjithmonë në lidhje dhe nuk bën të lidhesh më dikë që nuk ndihesh i plotësuar por kam pasur fatin sepse kam rënë me një tip të njëjtë. Kurrë nuk kam besuar në horoskop por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar.
Tani po i besoj jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri tjetrin definitivisht”, u shpreh ai duke treguar më pas dhe se si është njohur me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën. “Prishtina është shumë e vogël dhe të gjithë njihemi, është një vajzë e Prishtinës shumë e bukur.
Ndoshta pas katër viteve e meritova dhe unë të gjej një vajzë të bukur dhe për kam takuar shumë goca të bukura por kështu deshi fati“, thoshte Roberti pak kohe me pare per lidhjen me Laureten.