Nuk ka më dyshime për lidhjen e Robert Berishës dhe Laureta Maqedoncit. Edhe pse çifti nuk kanë e postuar ende një fotografi së bashku në rrjetet sociale, ata janë treguar të pandashëm nga njëri-tjetri.
E njëjta gjë ndodhi mbrëmë kur këngëtari po përgatiste një mbrëmje muzikore, partnerja e tij ishte aty pranë tij. Laureta ka publikuar madje edhe fotografinë e parë të Robertit ku i ka shprehur dashurinë me një “emoji” zemër.
Jo më kot Roberti është shprehur i lumtur dhe duket se po e shijon këtë histori të re dashurie.