Kiara Tito pati mbrëmë dy avantazhe në lojë duke qenë se është lider e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.Fillimisht moderatores iu tregua një klip me disa nga titujt e lajmeve jo pozitive për të, që kanë qarkulluar që nga hyrja e saj në “Big Brother VIP2”.
E gjithë kjo ishte si një tronditje për moderatoren, e cila e hutuar u shpreh se nuk e priste aspak një gjë të tillë, sidomos nga miqtë e saj. Më pas Kiarës iu dha e drejta për të nisur zinxhirin e shpëtimit dhe katër banorët e fundit do të dilnin në nominim.
Ndërkohë në lidhje me avantazhin që iu dha Kiarës bëri një koment edhe Ronaldo Sharka, i cili ishte i ftuar në studio si një ish-banor.
Kiara ishte liderja e shtëpisë për këtë javë. Ajo si lidere ka edhe një avantazh në lojë. Ajo ka avantazh të marr mesazh nga jashtë. Kiara ka parë të gjitha reagimet që janë bërë jashtë shtëpisë.
Pas kësaj ajo e ka komentuar teksa është shprehur se nuk e priste nga disa banorë që ishin pjesë e shtëpisë. Debatet vazhduan me tone të larta mes Arbërit, Mikelës dhe Efit. Aq sa e ka pyetur Mikelën sa të ka shkuar çmimi i storyt ty.
Arbëri: Ju për këtë gjë jetoni, për klikime. Mos na bëni sikur jetojmë në hënë ne. Kiares, iu shfaq nje video me titujt e portaleve qe po qarkullonin këtyre ditëve.
Pas kësaj ajo e ka komentuar teksa është shprehur se nuk e priste nga disa banorë që ishin pjesë e shtëpisë.Ajo tha se u prek vetëm nga Efi, të cilën nuk e priste. Efi u përpoq t’ia shpejgonte se nuk ishte ashtu sic ishte shkëputur fragmenti në video.